Qendërmbrojtësi Alessandro Buongiorno i është bashkuar skuadrës së Napolit. Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga klubi italian.
“Napoli ka njoftuar se ka nënshkruar me Alessandro Buongiornon nga Torino”, ka shkruar Napoli.
Mbrojtësi italian ishte pjesë e Torinos në katër sezonet e fundit. 25-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin italian. Napoli ka paguar 35 milionë euro për shërbimet e italianit.
Në edicionin 2023/2024, Buongiorno me fanellën e Torinos në 31 paraqitje ka realizuar tre gola dhe ka bërë një asistim.
Napoli dit më parë ka njoftuar edhe për transferimin e Rafa Marinit dhe Leonardo Spinazzolas].