Napoli i Antonio Kontes vazhdon marshimin në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme në transfertë Fiorentinën e Piolit me rezultatin 3-1 në duelin e vlefshëm për javën e tretë të Serisë A.
Ishte Kevin De Bryjn ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të nga pika e bardhë e penalltisë, për t’i lënë radhën më pas dy debutuesve Hojlund dhe Beukema, që shënuan në minutat 14 dhe 51-të.
Një dominim absolut i kampionëve në fuqi të Serisë A, që regjistruan plot 9 gjuajtje në kuadrat, ndërkohë që për Fiorentinën, golin e nderit e shënoi kapiteni Ranieri në minutën e 79-të.
Napoli ka synim mbrojtjen e titullit, teksa ka arritur 3 fitore në tre ndeshjet e para, duke kryesuar Serie A me 9 pikë së bashku me Juventusin.