Walter Mazzarri mund të shkarkohet edhe para ndeshjes të së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.
Klubi italian besohet se ka bisedime të vazhdueshme me trajnerin e ekipit kombëtar të Sllovakisë, Francesco Calzona.
Pozicioni i Mazzarrit është nën monitorim pas barazimit 1:1 kundër Genoas, të shtunën.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se 62-vjeçarit do t’i jepet shansi i fundit kundër Barcelonës të mërkurën, por eksperti i transferimeve, Matteo Moretto. thotë se ai mund të shkarkohet edhe para takimit evropian të javës së ardhshme.
Sipas Morettos, kampionët në fuqi të Serie A kanë nisur negociatat me trajnerin italian Francesco Calzona, i cili është në krye të kombëtares së Sllovakisë dhe me të cilin u kualifikua në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Calzona kishte punuar te Napoli si asistent i Maurizio Sarri tdhe Luciano Spallettit.
55-vjeçari thuhet se nuk do të tërhiqej si trajner i Sllovakisë, por do të qëndrojë në krye të ekipit kombëtar gjatë tre muajve të fundit të sezonit në Itali.