• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Napoli ndaj Milanit në ndeshjen shumë të rëndësishme

29/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e vendit të dytë në tabelë, Napoli, është në presion në garën për titull kampioni në Serie A pasi ka mbetur tri pikë prapa Interit. Napoli në fundjavë luan kundër Milanit.

Ndeshja Napoli – Milan luhet të dielën nga ora 20:45 në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe i takon xhiros së 30-të. Ekipi ku aktivizohet kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk e ka pasur shkëlqimin qëkur në janar u largua Khvicha Kvaratskhelia në drejtim të Paris Saint-Germainit. Napoli e ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në ligë.

Interi i ka 64 pikë, ndërsa Napoli ka 61 pikë në vendin e dytë.

Duel shumë i rëndësishëm do të jetë edhe për Milanin e trajnerit Sergio Conceicao që po ashtu është nën presion. Kampanja e Milanit po shkon drejt dështimit. “Kuqezinjtë” aktualisht zënë vendin e nëntë me 47 pikë. Janë gjashtë pikë prapa Bolognas që e zë vendin e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.

Interi mund ta forcojë vendin e parë në tabelë kur të dielën nga ora 18:00 e pret Udinesen në “Giuseppe Meazza”. Udinese është e dhjeta me 40 pikë.

Juventusi e nis periudhën me trajnerin kroat, Igor Tudor. Skuadra torineze të shtunën nga ora 18:00 e pret Genoan.

Juve e shkarkoi Thiago Mottan pas dy disfatave të thella, 3:0 nga Fiorentina dhe 4:0 nga Atalanta. Juventusi është i pesti me 52 pikë.

Next Post

Sezoni i dështuar i Juventusit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.