Wednesday, 8. April 2026
Sport

Napoli në ankth për Rrahmanin

GS 21/09/2023 1 Min. Lesezeit

Napoli fitoi 1-2 në Portugali përballë Bragës në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Sfidë që zgjati vetëm 13 minuta për Amir Rrahmanin.

Qendërmbrojtësi i kampionëve të Italisë, u detyrua të largohej shpejt nga fusha si pasojë e një tërheqjeje muskulore në kofshën e majtë. Duke i lënë vendin norvegjezit Ostigard.

Dëmtimi i tij mban në ankth trajnerin Rudi Garcia, i cili ka alternativa për qendrën e prapavijës Natan, Ostigard dhe Juan Jesus.

Kapiteni i Kosovës, do i nënshtrohet testeve të specializuara mjekësore në vazhdim. Shtypi italian raporton se ai mund të qëndrojë rreth dy javë larg fushave.

Te Napoli shpresojnë që 29-vjeçari nga Prishtina, një titullar fiks në mbrojtje, të mos ketë gjë serioze dhe të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Rudi Garcia.

Teilen: