Friday, 28. August 2026
Sport

Napoli në garë për Ismajlin

GS 21/11/2024 1 Min. Lesezeit

Pas Juventusit e Interit, edhe një ekip tjetër nga Serie A e Italisë është futur në garë për shërbimet e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.

Mediumet italiane bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Napolin, ekip që gjithashtu po insiston në transferimin e Ismajlit gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Ismajli është pjesë e Empolit dhe këtë sezon është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin italian.

Ai ka kontratë me Empolin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.

Gjasat janë të mëdha që 28-vjeçari të largohet nga Empoli në janar, por mbetet të shihet se ku do të vendos për ta vazhduar karrierën.

Ismajli është pjesë e futbollit italian prej vitit 2020 kur iu bashkua Spezias, ndërsa një vit më vonë u transferua tek Empoli.

Këtë sezon, Ismajli ka regjistruar 12 paraqitje në Serie A dhe është i pazëvendësueshëm tek Empoli.

 

Teilen: