Monday, 26. January 2026
Sport

Napoli “ngec” në shtëpi, të kaltërit barazojnë me Monza

GS 29/12/2023 1 Min. Lesezeit

Napoli nuk ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Monzës, pasi rezultati përfundimtar ishte 0-0.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë dominuar totalisht lojën, por nuk kanë mundur të shënojnë golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë, Monza pati shansin e artë për të kaluar në avantazh, por Pessina gaboi nga pika e bardhë e penallatisë.

Me këtë rezultat, Napoli renditet në vendin e shtatë me 28 pikë, ndërsa Monza në vendin e 11 me 22 pikë./h.ll/abcnews.al

Teilen: