Tuesday, 21. April 2026
Futboll Bota

Napoli përforcon sulmin, nga Benfika vjen David Neres

GS 16/08/2024 1 Min. Lesezeit

David Neres do të jetë një lojtar i ri i Napolit. Klubi italian dhe Benfica po finalizojnë të gjitha dokumentet përfundimtare për të zyrtarizuar ardhjen e sulmuesi brazilian.

Operacioni ka një vlerë prej 28 milionë euro përfshirë bonuset, me Neresin i cili do të udhëtojë drejt Italisë të dielën, do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore mëngjesin e së hënës dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë.

Teilen: