• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Napoli pranë nënshkrimit me Greenwoodin

12/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Napoli i është bashkuar garës për të nënshkruar me anësorin e Manchester United, Mason Greenwood, dhe sipas Sport Mediaset, klubi i Antonio Conte është afër arritjes së një marrëveshjeje me Djajtë e Kuq.

Sipas Sky Sport Italia, Napoli është i interesuar për anësorin e Manchester United, Greenwood, dhe po punon për një marrëveshje me Djajtë e Kuq. Sipas Sport Mediaset, Partenopei janë pranë arritjes së një marrëveshjeje me klubin anglez për rreth 30 milionë euro.

Greenwood nuk është pjesë e planeve të Manchester United dhe tashmë ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi i Ligue 1, Marseille.

Megjithatë, rezistenca nga tifozët dhe madje edhe nga kryetari i Marseille ka bërë që marrëveshja të ndalet, duke i dhënë Napolit një mundësi për t’u futur në garë.

Sipas Sky Sport, Partenopei janë aq të interesuar për ish-lojtarin e huazuar të Getafe sa që kanë tejkaluar rivalët e tyre të Serie A, Lazion, në garën e transferimit. Biancocelesti konfirmuan interesin e tyre për anësorin anglez vetëm disa ditë më parë.

Megjithatë, Sky insiston se Napoli duhet të shesë Jesper Lindstrom përpara se të përfundojë transferimin.

Napoli ka filluar para-sezonin me dy përforcime të reja, Leonardo Spinazzola dhe Rafa Marin, ndërsa i treti, Alessandro Buongiorno, po kalon kontrollin mjekësor në Romë sot.

Next Post

Renditja e re e UEFA-s për klubet europiane / Siti nuk e lëshon kreun, Uest Ham më lart se… Barcelona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.