• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Napoli, prezantohet Rudi Garcia: Kam ardhur për të fituar trofe

20/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Epoka e Rudi Garcia fillon në Napoli. Pas fitores së Serie A dhe lamtumirës së Luciano Spalletti, trajneri i ri i Napolit është prezantuar para shtypit dhe tifozëve duke sqaruar menjëherë qëllimet e tij.

“Kur filloj një kompeticion, e luaj gjithmonë për ta fituar. Jam këtu për të fituar trofe. Ne ramë menjëherë dakord me presidentin për ambiciet. Jam i sigurt se ai do të më japë një ekip cilësor. Nuk do të bëj ndryshime taktike, por dua të vendos vulën time time në lojë.

Dhurata e parë e presidentit? E ka bërë tashmë duke më sjellë këtu. Dua të përshëndes tifozët për pritjen e tyre dhe të përgëzoj presidentin dhe ekipin e tij, i cili së shpejti do të jetë i imi, për atë që bënë sezonin e kaluar. Synimi im është të forcoj lidhjen me ekipin tim dhe të fitoj sa më shumë.

Rikthimi në Serie A? Shpresoj të jem një Garcia me më shumë përvojë sepse kam bërë shumë. Është një kënaqësi e vërtetë të rikthehem në Itali dhe në Napoli. Mezi pres të zbuloj qytetin. Do të përpiqem të jap maksimumin që di të bëj dhe ta bëj pikërisht këtu te Napoli”, është shprehur ndër të tjera Garcia./h.ll/abcnews.al

Next Post

Edhe Bernardo Silva në Arabi?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.