Tuesday, 10. March 2026
Sport

Napoli pritet të shesë në verë ish-mbrojtësin e Partizanit, mund të bëhet shok skuadre me kapitenin e Shqipërisë në Seria A

GS 20/12/2023 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka gjasa të largohet nga skuadra e Napolit në fund të këtij edicioni. Mediat italiane kanë raportuar sot se te Napoli po mendojnë për shitjen e ish-mbrojtësit të Partizanit në merkaton e verë, pasi Rrahmani nuk është në nivelin më të lartë të mundshëm këtë edicion.

RRAH

Në rast se Napoli e nxjerr në shitje Rrahmanin, atëherë thuhet se skuadra e Atalantas do ta tentojë transferimin e tij. Tek Atalanta Amir Rrahmani do të gjenet ish-shokun e tij të skuadrës te Kombëtarja shqiptare, Berat Gjimshitin.

Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027, si dhe opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

29-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 16 paraqitje në të gjitha garat për Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020.

Edicionin e shkuar, Rrahmani ishte ndër më të dalluarit të Napoli, duke e ndihmuar skuadrën ta fitojë titullin e kampionit të Italisë pas më shumë se tri dekadave. Aktualisht, çmimi i Rrahmanit në tregun e futbollit është 20 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: