• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Napoli rikthehet te fitorja, shënon Elmas

04/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas barazimit ndaj Milanit, Napoli ka gjetur rrugën drejt fitores.

Napoli mposhti skuadrën e Salernitanas me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A, shkruan lajmi.net.

Giacomo Raspadori e zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, pas një asistimi nga Stanislav Lobotka.

Në pjesën e dytë Eljif Elmas hyri në ndeshje në vend të Khvicha Kvaratskhelias.

Ishte pikërisht Elmas ai që ia dha sigurinë kampionëve të Italisë, duke shënuar në minutën e 82-të.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Napli ngjitet në pozitën e katërt me 21 pikë, pas 11 ndeshjeve, derisa Salernitana është në vendin e fundit me vetëm katër pikë.

Vendasit po ashtu nuk kanë asnjë fitore deri më tani me katër barazime e shtatë humbje.

Ndeshjen e radhës Napoli e ka në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Union Berlin, derisa Salernitana përballet me Sassuolon. /Lajmi.net/

Next Post

Betejë zikaltërish, Gjimshiti titullar i padiskutueshëm. Zbardhet formacionet e Atalanta-Inter

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.