Me mbylljen e merkatos të verës, Napoli po mendon për rinovimin e kontratave me lojtarët që kanë kontribuar në arritjen e sukseseve të viteve të fundit.
Sipas “Tuttosport”, klubi italian dhe Amir Rrahmani kanë arritur një marrëveshje për një zgjatje kontrate për 2 vjet, deri në vitin 2029.
Qendërmbrojtësi pritet gjithashtu të fitojë një rritje page prej 3 milionë eurosh në sezon. Rrahmani ka bërë 177 paraqitje për Napolin, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 5 asiste.