• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Napoli rrezikon 3 pikë penalitet në kampionat

10/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Napoli, që për momentin udhëheq renditjen e Serie A, rrezikon një penalitet prej 3 pikësh, për çështje që në fakt nuk kanë aspak lidhje me fushë.

Sipas mediave italiane, Napoli paraqiti dhe më pas tërhoqi ankesën ndaj zgjedhjes së Ezio Simonellit si president i Lega Serie A.

Dhe, për këtë arsye, pasi ka shkelur klauzolën e arbitrazhit, klubi napoletan rrezikon një dënim me tre pikë.

Napoli, duke paraqitur dhe tërhequr më pas, nëpërmjet presidentit De Laurentiis, apelimin ndaj zgjedhjes së Simonellit, do të kishte shkelur “kufizimin e të drejtës” në Kodin e Drejtësisë Sportive, neni 34.

Këtij sanksioni mund t’i shtohet edhe gjoba nga 20 mijë deri në 50 mijë euro.

Gjithsesi, avokati i klubit napoletan, Mattia Grassani, sqaroi: “Napoli dhe presidenti i saj kanë vepruar me transparencë absolute, korrektësi dhe respekt për rregullat e sistemit sportiv. Interpretime të ndryshme nuk meritojnë koment”.

 

Next Post

Egnatia mposht Laçin me golin në minutën e 90-të, kampionët e nisin vitin me këmbën e mbarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.