Thursday, 19. February 2026
Futboll

Nasri kritikon Mourinho: S’ka të drejtë t’i thotë gjëra të tilla Viniciusit, vetë festoi si Henry

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

José Mourinho vazhdon të ngjallë polemika. Pas fitores minimale të Real Madridit ndaj Benfica (1-0, ndeshja e parë e ‘play off’-it të Champions League), trajneri portugez bëri deklarata të diskutueshme për episodin e fyerjeve të pretenduara raciste ndaj Vinicius Jr: “I thashë Vini Jr se festimi i tij duhej të ishte ndryshe. Ky klub ka Eusébio si legjendë, një lojtar me ngjyrë. Benfica nuk është një klub racist”.

Fjalët e Mourinhos shkaktuan reagime të menjëhershme. Samir Nasri u shpreh pa rezerva: “Lojtari (Vinicius Jr) vërshëllehet për 90 minuta, dëshiron të shënojë dhe pastaj ai del e thotë këto gjëra. Kur u kualifikua me Interin kundër Barçës, trajneri Mourinho bëri xhiron e stadiumit. Te Manchester United rrëshqiti në gjunjë për 20 metra gjatë një feste, donte të imitonte Thierry Henry… Nuk ka të drejtë të thotë gjëra të tilla”.

Çështja “Prestianni-Vinicius”, tashmë nën hetim nga UEFA dhe me reagime zyrtare nga Real Madridi e Benfica, shton kështu një kapitull të ri mediatik, me Mourinhon në qendër të kritikave.

 

Teilen: