Monday, 27. April 2026
Sport

Natë zhgënjimi për ekipet “big” në NBA, humbasin Denver, Dallas e Milwaukee

GS 01/02/2024 1 Min. Lesezeit

Kampionët e Denver u mundën 105-100 në fushën e Oklahoma, skuadra surprizë e këtij sezoni në NBA. Mungesa e Jokic u ndje te Denver, ndërsa Shai realizoi 34 pikë për vendasit.

Humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u mund 119-116 nga Portland, Simons me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit.

Karl-Anthony Towns pati 29 pikë dhe nëntë kërcime për të qënë lojtari kyq i Minesota Timberwolves, që arritën një fitore 121-87 ndaj Dallas Mavericks.

Fiton edhe Miami, që mundi 115-106 Sacramento, ndeshje ku u dallua Butler, autor i 31 pikëve.

Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim, duke mundur thellë 121-87 Dallas. Ndeshje pa histori, ku u dallua Towns, autor i 29 pikëve.

Pa probleme fiton edhe ekipi i Phoenix, që falë 33 pikëve të Durant mundi 136-120 Brooklyn.

Teilen: