Të enjten në mbrëmje Gjermania sfidon Holandën në “Johan Cruijff Arena” në një takim ku të dy kombëtaret do të kenë në pankinat respektive trajnerë debutues.
Në stolin e “tulipanëve” do të ulet për herë të parë Xavi Hernandez ndërsa në atë të “panzerave” do të jetë Jürgen Klopp.
Gjatë ditës së sotme Klopp ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediet gjermane ku ka komentuar ndeshjen ne fjalë duke u fokusuar më shumë te homologu i tij.
“Mendoj se unë njoh personalisht më shumë lojtarë holandezë se Xavi. Nuk e di nëse ky mund të jetë një avantazh për ne, por di se është një fakt”, tha trajneri. A.V.
Teilen: