• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e fundit në Grupin B1 ndaj Ukrainës

17/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës, e programuar për t’u luajtur të martën e 19 nëntorit në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Skuadra zhvilloi sot një seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët të cilët luajtën titullar bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se sulmuesi Jasir Asani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pas problemit që pati në ndeshjen ndaj Çekisë dhe më pas do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm apo jo për takimin ndaj Ukrainës.

Kombëtarja do të mbyllë nesër përgatitjet për duelin e fundit ndaj Ukrainës. Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 15:45. Stërvitja zyrtare në orën 16:30 dhe 15 minutat e para do të jetë e hapur për median. /FSHF

Next Post

Messi apo Ronaldo? Di Maria nuk heziton të zgjedhë më të mirin e historisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.