• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nations League: Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për sfidën kundër Italisë

13/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ndeshjeve të marsit të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kombeve kundër Italisë, Julian Nagelsmann u detyrua të rishikonte skuadrën e kombëtares gjermane në çdo repart, nga porta në sulm. Dëmtimet e Kai Havertz dhe Florian Wirtz, të kombinuara me rënien e formës së Pascal Gros, kanë çuar në ndryshime të shumta.

Nagelsmann vendosi të grumbullonte sërish Groß dhe solli disa fytyra të reja dhe të kthyera. Mes tyre, bie në sy thirrja e parë e Yann Aurel Bisseck. Mbrojtës i Interit, i cili ka luajtuar tetë ndeshje për Gjermaninë U-21, mund të bëjë debutimin e tij me ekipin kombëtar të të rriturve.

Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Leon Goretzka, mesfushorit të Bayern Mynihut, i cili ka munguar në kombëtare që nga 21 nëntori 2023, kur Gjermania humbi 2-0 ndaj Austrisë në Vjenë. Goretzka, i lënë jashtë skuadrës për Kampionatin Evropian në vendlindje verën e kaluar, tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerën e tij.

Përballja e parë mes Italisë dhe Gjermanisë do të luhet në “San Siro” në 20 mars, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Dortmund në 23 mars.

Next Post

Braziliani po shkëlqen te Barcelona, Rafinja kërcënon një rekord të Mesit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.