• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nations League për vajza, zbardhet kalendari i plotë i Shqipërisë

01/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

hqipëria njohu pak ditë më parë kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B4 të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Kroacinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në UEFA Nations League në shtëpi ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 21 shkurt. Katër ditë më vonë, më 25 shkurt, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në transfertë kundër Çekisë.

Skuadra do të rikthehet me dy ndeshjet e tjera në muajin prill. Fillimisht më datë 4 prill, kuqezezat do të luajnë në shtëpi kundër Kroacisë e më pas do të përballen sërish me Kroacinë më 8 prill për ndeshjen e kthimit.

Dy ndeshjet e fundit të grupit B4 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë më 30 maj dhe 3 qershor. Përballja ndaj Ukrainës është planifikuar të luhet më 30 maj ndërsa vajzat kuqezi do të luajnë ndeshjen e fundit të Nations League kundër Çekisë më 3 qershor.

Oraret e ndeshjeve do të përcaktohen më vonë dhe do të bëhen me dije nga Federata e Futbollit për opinionin publik dhe median.

Kalendari i plotë i Shqipërisë në Women’s Nations League

Shqipëri vs Ukrainë, 21.02.2025
Çeki vs Shqipëri, 25.02.2025
Shqipëri vs Kroaci, 04.04.2025
Kroaci vs Shqipëri, 08.04.2025
Ukrainë vs Shqipëri, 30.05.2025
Shqipëri vs Çeki, 03.06.2025

Next Post

“Arbitrat ishin në anë tjetër”, ish-presidenti Morati rikthehet vite më parë: Ronaldo-Iuliano? As me VAR nuk e jepnin penallti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.