Friday, 18. September 2026
Sport

Nations League/ Tuchel publikon listën, shans i dytë për Palmer dhe Alexander-Arnold, Foden mbetet jashtë

GS 18/09/2026 1 Min. Lesezeit

Thomas Tuchel ka shpallur listën e tij të kombëtares së Anglisë, ndërsa “Tre Luanët” përgatiten për një ndërprerje ndërkombëtare trejavore.

Gjermani publikoi listën prej 26 lojtarësh të Anglisë për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare, ku spikasin rikthimet e Cole Palmer (Chelsea) dhe Trent Alexander-Arnold (Real Madrid).

Palmer ka bërë përshtypje nën drejtimin e Xabi Alonsos këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe dhënë dy asiste në pesë paraqitje, ai rikthehet në grumbullimin e “Tre Luanëve” pasi humbi Kupën e Botës.

Një tjetër lojtar që rikthehet në radhët e Anglisë është Trent Alexander-Arnold, pavarësisht një fillimi të vështirë të sezonit te Real Madridi, ku e ka pasur të pasigurt vendin në formacionin titullar, duke u alternuar me Denzel Dumfries. A.V.

Teilen: