Friday, 6. March 2026
Sport

Nazif Gashi kryetar i ri i kuvendit të Flamurtarit, Bashkim Hasani drejtor ekzekutiv

GS 23/06/2023 2 Min. Lesezeit

Flamurtari i Prishtina ka zgjedhur kryesinë e re dhe gradualisht po rikthehet sikur në ditët më të mira.

Nazif Gashi është zgjedhur kryetar i ri i  kuvendit të Flamurtarit, po ashtu edhe anëtarët e bordit ekzekutiv.

“Është mbajt Kuvendi Zgjedhor i Klubit Publik (e ke certifikatën) i KF Flamurtarit të Prishtinës.

Image

Fadil Ismajli dhe Nazif Gashi gjatë kuvendit

Kuvendi filloi duke respektuar me një minute heshtje të ndjerin, profesor Arsim Fehmiu, legjenda e KF Flamurtarit Mehmet Fetahu—Meksa, si dhe për z. Besim Govori anëtar i Bordit Ekzekutiv{, njoftojnë nga KF Flamurtari.

Cili ishte problemi i klubit tash e pesë vite, që pak ishte i njohur edhe për opinionin futbolldashës?

“Pas 5 viteve ‘luftë’ të kuvendarëve të klubit më në fund u arrit që KF Flamurtari t’i kthehet Statusi i cili u tentua t’i tjetërsohet nga persona të pandërgjegjshëm”, tregon zyrtari i klubit, Bashkim Hasani për gazetën  kombëtare “Bota sot”.

Kuvendi zgjodh anëtarët e rinj si dhe bëri zgjedhjen (verifikimin) e mandateve për të gjitha anetarët.

Kryetar Kuvendi u zgjodh Nazif Gashi. Kuvendi i zgjodhi të gjitha organet e parapara me Statutin e klubit.

“Obligohet Bordi Ekzekutiv që të filloj përgatitjet dhe të kërkoj nga organizatat Sportive Licencimin e klubit, si është e paraparë me Ligjin për Sport”, ka nënvizuar Hasani.

Bordi Ekzekutiv përbëhet nga Fadil Ismajli – kryetar, Bahtir Emini, Visar Nallbani, Kushtrim Ismajli, Abedin Hasani, Nazif Gashi, Rexhep Fona, Gëzim Sveçla, Lulzim Canolli, anëtar!

Kuvendi për drejtor ekzekutiv zgjodhi Bashkim Hasanin.

Teilen: