Thursday, 19. February 2026
Sport

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori shqiptar  Nazmi Gripshi i është bashkuar klubit të elitës së futbollit rus Rubin Kazan.

Lajmin e ka konfirmuar klubi rus në faqen zyrtare. Gripshi ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029, ndërsa do ta mbajë fanellën me numër 11.

Gripshi te Rubini është transferuar nga Astana e Kazakistanit. Ai ka luajtur për Ballkanin nga viti 2020 deri në vitin 2024. 

Te Rubin Kazani, Gripshi (28) i bashkohet Mirlind Dakut, Veldin Hoxhës e Dardan Shabanhaxhajt. 

Teilen: