Skuadra e Ballkanit ka marrë një tjetër fitore të madhe në Europë, duke mposhtur Lincoln Red Imps me rezultatin 2-0 në “Fadil Vokrri”, në ballafaqimin e vlefshëm në kuadër të raundit të tretë kualifikues së Conference League.
Pas ndeshjes, Gripshi tha se skuadra ka bërë gjysmën e punës sonte, teksa në ndeshjen e ardhshme nuk do jetë e lehtë. Ai u ankua edhe në fushën e stadiumit, që nuk ishte në gjendje optimale.
“Pak pjesën e parë patëm probleme, sepse fusha na penalizoi pak. Në pjesën e dytë ndryshuam tek ritmi dhe arritëm tek golat. Loja e dytë do jetë e rrezikshme, sepse ata luajnë në shtëpinë e tyre. Mendoj që kemi bërë gjysmën e punës këtu”, tha Gripshi për SuperSport.
/GazetaBlic Sport