• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nazmi Gripshi ‘Ylli i javës’ në Albi Mall Superligë

11/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 24-t në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani Nazmi Gripshi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Avni Shala, Skender Kapra dhe Sabit Uka.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 24 -t t’i takojë Nazmi Gripshi, pasi përveç dy golave, ishte mjaft i përkushtuatr edhe në ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarit në mesfushë.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Ballkanit u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Jam i lumtur që kam kontribuuar në arritjen e rezultateve pozitive të skuadrës. Zgjedhja si ‘Ylli i Javës’ për mua është një motivim i madh për të ardhmen. Largimi i lojtarëve kryesorë ka bërë që përgjegjësia më e madhe të jetë tek lojtarët më me përvojë, e gjithashtu edhe tek unë. Ballkani synon të bëhet sërish kampion. Ndeshjet në kampionat i shoh më sfiduese se sa ato për kupë”, tha Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

Next Post

E goditi lojtarin kundërshtar, e pëson trajneri i Lecces | Ekipi italian njofton shkarkimin e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.