Fitore në sekondat e fundit për Atlanta, që mundi 117-116 kampionët e Boston Celtics.
Një ndeshje e ekuilibruar, ku për miqtë u dallua Dayson Daniles, autor i 28 pikëve.
Për Celtics, Brown realizoi 37 pikë e White 31, por që s’mjaftuan për të fituar.
Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Detroit, që mundi 123-121 Miami, sfidë spektakolare deri në fund.
Për Miami u dallua Herro me 40 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërkohë që kolektiviteti ishte arma e fortë e Pistons.
Fitore të rëndësishme korri Milwaukee, që mundi 99-85 Toronto dhe i largohet fundit të renditjes.
Antetokounmpo me 23 pikë ishte lider për Bucks. Ekipi i Golden State, falë 37 pikëve të Stephen Curry mundi 120-117 Dallas.
Rezultatet
Boston – Atlanta 116-117
Detroit – Miami 123-121
Orlando – Charlotte 114-89
Philadelphia – New York 99-111
Milwaukee – Toronto 99-85
Utah Jazz – Phoenix 112-120
Golden State – Dallas 120-117
Portland – Minnesota 122-108