NBA dhuroi një mbrëmje maratonë me 12 ndeshje. Si gjithmonë shumë spektakël, ndërsa nuk munguan surpizat dhe konfirmimet.
Boston shënoi humbjen e parë në këtë sezon të basketbollit amerian, duke u dorëzuar në transfertën e Indiana me vetëm tri pikë diferencë, në rezultatin e përgjithshëm 135-132 të vendosur pas një kohe shtesë. Xhejzon Tatum bëri një ndeshje të shkëlqyer personale me 37 pikë, 8 topa në tabelë dhe 4 asist, por nuk arriti të evitojë humbjen e Sëlltiks. Fitorja e Indiana ka firmën e Siakam, me gjuajtjen e tij për tre vetëm 7 sekonda nga sirena e fundit. Me këtë ndalesë, kampionët në fuqi të NBA zbresin në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes, duke i lënë kryesimin Cleveland.
Kavaliers mbeten skuadra e vetme pa humbje në Lindje, pasi I shtuan një tjetër sukses serisë pozitive, duke mundur me lehtësi 134-110.
Njeriu i suksesit për vendasit nga Ohio ishte , Alen me një paraqitje spektakolare të sigluar me 20 pikë dhe 17 topa të kapur në tabelë.
Për Lejkërs nuk mjaftoi LeBron Xhejms dhe 26 pikët e tij. Në këtë ndeshje, djali i tij Bronny James shënoi dy pikët e para në NBA.
Edhe Konferenca e Perëndimit ka një skuadër të pamposhtur në këtë sezon.
Oklahoma City siguroi fitoren e pestë në po aq ndeshje të luajtura, duke konfirmuar parashikimet që e shohin mes favoritëve kryesorë në garën për titullin kampion.
Thandërs mundën 105-93 San Antonio Spurs, falë një loje skuadre, pasi pesë lojtarë shënuan shifra dopjo në tabelën e pikëve.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së fundit në NBA, fitore siguruan Golden State, Portland, Detroit dhe Nju Jork Niks.