Boston Celtics vijon të jetë i pamposhtur në NBA, duke korrur fitoren e katërt radhazi.
Kampionët mundën 119-108 rivalët e Milwaukee, në një ndeshje të dominuar prej tyre.
Kolektiviteti i Boston bëri diferencën, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Brown 30 pikë).
Për Bucks, Lillard me 33 pikë e Antetokounmpo me 30 nuk mjaftuan për të fituar.
Me 4 fitore edhe ekipi i Cleveland, që sot fitoi 110-104 në fushën e New York.
Garland me 34 pikë ishte lider për Cavaliers. Humbjen e parë sezonale pësoi skuadra e Lakers, që u mund 109-105 nga Phoenix.
Sfidë e ekuilibruar, ku dyshja Booker-Durant realizoi 63 pikë së bashku për Suns.
Fitore të vështirë jashtë fushe korri Chicago, që mundi 126-123 Memphis (LaVine 30 pikë).
Fitorja e parë sezonale për Denver, që mundi në kohën shtesë Toronto 127-125. Jokic me 40 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë për miqtë.
Rezultatet
Orlando – Indiana 119-115
Atlanta – Washington 119-121
Boston – Milwaukee 119-108
Miami – Detroit 106-98
New York – Cleveland 104-110
Toronto – Denver 125-127
Memphis – Chicago 123-126
San Antonio – Houston 101-106
Dallas – Utah Jazz 110-102
Phoenix – Lakers 109-105
Sacramento – Portland 111-98