• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

NBA/ Celtics “superfuqia” e Lindjes, Chicago Bulls bie në shtëpi

02/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur mbeten edhe dy javë deri në mbylljen e sezonit të rregullt, NBA ka dhënë të tjera verdikte në mbrëmjen e fundit. Një prej tyre mëse i pritshëm, pasi Boston vulosi vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Celtics i shtuan një tjetër fitore ecurisë rekord, duke kaluar edhe transfertën e Sharlot. Miqtë imponuan rezultatin 118-104, duke shënur fitoren e 57-të. Asnjë skuadër tjetër në këtë sezon të basketbollit amerikan nuk ka arritur këtë shifër. Xhejzon Tatum mbylli sfidën me dy shifra dopjo, 25 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë, duke merituar edhe titullin “MVP” të mbrëmjes. Me këtë fitore, Celtics konfirmohen si favoritë në garën për titullin kampion, ndërsa mund të mendojnë që tani për fazën e play-off.

Por, protagonisti më i madh i mbrëmjes së fundi në NBA ishte Devin Buker.

Ylli i Feniks shënoi 52 pikë, duke shënuar rekordin personal në këtë sezon. Me këtë paraqitje, të plotësuar edhe me 9 asist, ai ndihmoi Suns në fitoren 124-111 në transfertën e New Orlins. Për Pelicans nuk mjaftoi Zion Uilliamson që shënoi 30 pikë për skuadrën e tij. Ky rezultat e bën akoma më të fortë garën në zonën e play-off të Konferencës së Perëndimit.

I njëjti diskutim vlen edhe në Lindje, por në zonën e play-in. Meritë për këtë kishte Atlanta që siguroi një fitore të madhe në ndeshjen direkte në fushën e Chicago Bulls.

Houks triumfuan 113-101, falë lojës së skuadrës. Nga ana tjetër, për Bulls ishte e pamjaftueshme paraqitja e DeMar DeRozan, në rolin e shënuesit më të mirë të ndeshjes me 31 pikë./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Më i miri në historinë e tyre, Suedia planifikon miqësoren në nder të legjendës së sulmit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.