Boston Celtics kanë thelluar epërsinë në 3-0 në serinë finale të ‘Play-Off’ në Konferencën e Lindjes.
Celtics kanë triumfuar edhe në ndeshjen e tretë, kësaj radhe në fushën e Indiana Pacers me tre pikë diferencë 114:111.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi aq mirë për Celtics. Pas një çereku të parë të barabartë, vendasit luajtën në mënyrë fantastike deri në pushim, kështu që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 69:57 për Indianën.
Në çerekun e tretë, Bostoni arriti të ulë deficitin në minus nëntë dhe më pas në çerekun e fundit ata u rritën dhe bënë një kthesë të plotë të pabesueshme dhe më në fund fituan pas një drame të madhe në fund të ndeshjes.
Lojtari më i mirë i Bostonit ishte, Jayson Tatum, i cili ishte dy asistime larg një triple-double. Ai pati 36 pikë, 10 kërcime dhe tetë asistime.
Tatum kishte mbështetjen e Brown që shtëoi 24 pikë, derisa për vendasit më i miri ishte Nembhard me 32 pikë.
Bostoni mund t’i japë fund serisë në ndeshjen e ardhshme nëse arrin fitore për të kaluar në finalen e madhe të NBA./h.ll/abcnews.al