Monday, 31. August 2026
Sport

NBA/ Cleveland arrin 12 fitore radhazi, triumfojnë edhe Oklahoma e San Antonio

GS 12/11/2024 1 Min. Lesezeit

Ekipi i Cleveland vijon të dominojë këtë sezon në NBA, duke korrur fitoren e 12-të radhazi (ende asnjë humbje).

Cavaliers fituan 119-113 në fushën e Chicago, ku protagonist ishte Donovan Mitchell, autor i 36 pikëve.

Fiton skuadra e San Antonio, që mundi 116-96 Sacramento, ndeshje ku Victor Wembayama realizoi 34 pikë e 14 rebound për Spurs.

Një triumf në sekondat e fundit për Brooklyn, që mundi 107-105 New Orleans jashtë fushe (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).

Skuadra e Oklahomës rikthehet te fitorja, duke mundur 134-128 Clippers dhe udhëheq në Perëndim. Alexander Shai me 45 pikë ishte lider për Oklahomën.

Ekipi i Houston, falë 27 pikëve e 17 rebound të Sengun, mundi 107-92 Washington.

Rezultatet

Chicago – Cleveland              113-119

Houston – Washington           107-92

New Orleans – Brooklyn        105-107

Oklahoma – Clippers              134-128

San Antonio – Sacramento     116-96

Teilen: