Wednesday, 4. March 2026
Sport

NBA Cup/ Lakers nuk ndalen, San Antonio surprizon në Denver

GS 29/11/2025 1 Min. Lesezeit

NBA Cup 2025 ka mësuar tetë skuadrat më të mira. Në Konferencën e Perëndimit Lakers mundën Dallas për të siguruar një vend mes tetë më të mirave. Në çerekfinale ekipin nga Kalifornia e presin teksanët e San Antonio-s, të cilët mundën Denver-in.

Çerekfinalja tjetër e kësaj konference do të jetë ajo mes Thunder dhe Suns. Për Oklahoma City lojtari i ndeshjes ishte Shai Gilgeous-Alexander autor i 37 pikëve.

Sa i përket Konferencës së Lindjes Knicks mposhtën Milwaukee-n dhe kaluan në çerekfinale ku i pret Toronto. Ndërsa çifti tjetër është derbi i Floridës mes Majemit dhe Orlandos. Magic befasuan Detroit në transfertë.

Teilen: