Saturday, 24. January 2026
Sport

NBA/ Detroit i prish festën e ditëlindjes LeBron-it

GS 31/12/2025 1 Min. Lesezeit

Dueli kundër Pistons në “Crypto.com Arena” duhej të ishte një shans i artë për Lakers që të merrnin një fitore për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 41-vjetorin e lindjes së LeBron James, por në të vërtetë ndodhi e kundërta.

Rivalët “e urruer” të Konferencës së Lindjes arritën që të triumfonin në Kaliforni duke konformuar momentin e keq për ekipin e Lakers, të cilët prej javësh po kalojnë momente të vështira (kanë humbur 6 takime në 10 duelet e fundit). Detroit fitoi me shifrat 128-106 ndërsa James mbylli duelin me vetëm 17 pikë në llogari.

Teilen: