• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

NBA/ Fitore “e çmendur” e Denver, Cleveland e New York Knicks festojnë sërish

24/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë emocione dhe spektakël, por asnjë surprizë në mbrëmjen e tretë të fazës “play-off” të NBA. Tre ndeshje dhe po aq konfirmime, duke nisur nga kampionët në fuqi të Denver që kanë treguar edhe një herë se nuk kanë ndërmend të zbresin me lehtësi nga froni, me Nuggets, që fituan edhe sfidën e dytë kundër Lakers, duke dyfishuar epërsinë në serinë e përgjithshme.

Suksesi i fundit 101-99 ishte me të vërtetë dramatik, pasi u vendos vetëm në sirenën e fundit falë koshit të Jamal Murray. Edhe një herë, më i miri në fushë për skuadrën nga Kolorado ishte Nikola Jokic. Tre shifra të tjera dopjo për serbin, që shënoi 27 pikë, i pakapshëm poshtë tabelës me 20 rebound dhe 10 asist. Nga ana tjetër, LeBron James bëri gjithçka për të evituar humbjen e skuadrës së tij, por 26 pikët dhe 12 topat e kapur në tabelë nga “The King” nuk mjaftuan.

Nuk ishte më e varfër nga spektakli dhe emocionet sfida e dytë në “Maddison Square Garden” mes New York Knicks dhe Philadelphia 76ers. Në një ndeshje që u shënua nga disa përmbysje, në fund festa ishte e njujorkezëve, që fituan me rezultatin 104-101 për të thelluar në 2-0 serinë në “play-off”, ku Jaylon Branson ishte shënuesi më i mirë për vendasit me 24 pikë.

Shumë më lart paraqitja e dy yjeve të Philadelphia, Maksey dhe Joel Embiid, ku i pari iu afrua tre shifrave dopjo me 35 pikë, 10 topa në tabelë dhe 9 asist, ndërsa tjetri mbylli ndeshjen me 34 pikë dhe 10 rebound, numra “magjikë”, por që “Sixers” duhet t’i marrin me vete për në ndeshjen e tretë që do të luajnë në shtëpinë e tyre.

Ashtu, siç ishte parashikuar përfundoi edhe sfida për skuadrën e Cleveland, me Cavaliers, që fituan sërish ndaj Orlando Magic me rezultatin 96-86, duke çuar në 2 me 0 epërsinë në serinë e përgjithshme, teksa me 23 pikët e siguruara, Donovan Mitchell ishte njeriu i suksesit për të Cleveland, që duhet të ruajë avantazhin në sfidat e ardhshme që do të luajë në transfertë. /i.m /abcnews.al

Next Post

“Diamant” i së ardhmes, spanjollët kërkojnë një tjetër “yll” për “Galaktikën” e tyre

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.