Lakers kanë bindur me fitoren që morën mbrëmjen e kaluar përballë Miami-t me shifrat 130-120. Për ekipin kalifornian mjaftuan paraqitjet e Luka Doncic (29 pikë, 11 topa në tabelë dhe 10 asist), Austin Reaves (26 pikë dhe 11 asist) dhe Jake LaRavia (25 pikë), të cilët ishin në një ditë të mirë duke mos u lënë asnjë mundësi rivalëve nga Florida (Jaime Jaquez Jr. ishte autor i 31 pikëve).
Fitore me shumë vlera ishte edhe ajo e Neë York, të cilët i shkaktuan humbjen e parë sezonale ekipit të Bulls-ave me shifrat 128-116. Për Knicks, të cilët shfrytëzuan goditjet për tri pikë (20/42), shkëlqeu Jalen Brunson (31 pikë). Nga ana tjetër ekipi i Chicago-s pagoi shtrenjtë startin e dobët të ndeshjes ku ritmi i ulët i penalizoi si në mbrojtje edhe në sulm. Për ekipin në fjalë nuk mjaftoi nata e madhe në të cilën ndodhej Josh Giddey, i cili mbylli takimin me 23 pikë, 12 topa në tabelë dhe 12 asist.
Ndeshjet
Cleveland Cavaliers-Atlanta Hawks 117-109
Oklahoma City Thunder-New Orleans Pelicans 137-106
Brooklyn Nets-Philadelphia 76ers 105-129
Charlotte Hornets-Utah Jazz 126-103
Toronto Raptors-Memphis Grizzlies 117-104
New York Knicks-Chicago Bulls 128-116
Phoenix Suns-San Antonio Spurs 130-118
Los Angeles Lakers-Miami Heat 130-120


