Komisioneri i njohur i NBA, Adam Silver, është takuar me Menaxherët e Përgjithshëm të skiadrave të NBA për të prezantuar një tjetër reformë, e cila pritet që të implementohet duke nisur prej sezonit të ardhshëm.
Në vitet e fundit NBA ka humbur shumë popullaritet pasi ndeshjet e fundit të sezoneve po përdoren prej ekipeve, të cilat nuk kanë më pretenedime që të kualfikohen në fazën “play-off”, që të klasifkikohen sa më keq të jetë e mundur në mënyrë që të favorizohen në “draft”-in e famshëm ku skuadrat të rendituara me keq zgjedhin lojtarët më të mirë, të cilët i futen basketbollit profesionist.
Ky fenomen në NBA njihet si “tanking”, pra kur ekipet humbin me djashme ndeshjet në mënyrë që të kenë mundësi që të zgjedhin të parat lojtarët më të mirë të draft-it që pason sezonin që mbyllet. Në sezonet e fundit ky zgjedhje e bërë nga ekipet ka ndikuar mjaftueshëm në popullaritetin e këtij kampionati.