• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

NBA mëson finalet e konferencave, Thunder të kualifikuarit e fundit

20/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

NBA tashmë ka mësuar edhe skuadrën e fundit finaliste të “play off”-it në konferenca. Oklahoma, ekipi me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt, ia doli të kualifikohej në finalet e Perëndimit pasi fitoi gjysmëfinalen e shtatë ndaj Denver Nuggets me rezultatin 125-93.

Një përballje që nuk pati shumë histori, pasi Oklahoma nuk zhgënjeu para fansave të saj, duke e merituar fitoren.

Thunder e fituan 4-3 serinë e takimeve ndaj Nuggets, që largohen me kokë lart nga kjo përballje. Alexander Shai bëri diferencën për Oklahoman, autor i 35 pikëve, ndërkohë që 37 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Për miqtë, Jokic realizoi 20 pikë, por që nuk mjaftuan. Ndeshja pati histori vetëm në periodën e parë, aty ku Nuggets arriti të mbyllë 12 minutat e para në avantazh 26-21.

Por kthesa për vendasit do të niste që në periodën e dytë, aty ku Oklahoma arriti të fitonte me një diferencë prej 19 pikësh.

Avantazh, i cili u ruajt edhe në dy periodat e dyta, duke e çuar Oklahoman drejt finales së Konferencës së Perëndimit, aty ku do të sfidojë Minnesotan. Kujtojmë që në Konferencën e Lindjes, New York eliminoi kampionët në fuqi të Boston Celtics dhe do të sfidojnë surprizën e këtij sezoni, Indianën. Seria e finaleve në Perëndim do të nisë të mërkurën e 21 majit, ndërsa ajo e Lindjes një ditë më pas.

Next Post

Thiago Silva tregon tre të preferuarit e tij për ta fituar “Topin e Artë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.