Sezoni i ri i NBA nisi me dy ndeshje mjaft të bukura. Hartuesit e kalendarit vendosën që të rikthenin në Oklahoma, Durant, i cili sfidoi Thunder me ekipin e tij të ri, Houston. Kampionët në fuqi të NBA arritën që të fitonin falë formës së mirë të yllit të tyre, Shai Gilgeous-Alexander në një duel që u vendos vetëm pas kohës së dytë shtesë (125-124).
Ndërsa në Los Anxhelos skuadra e Lakers luajti “derbin” me Golden State pa LeBron James. Në mungesë të tij Luka Donçiç tentoi që të fitonte i vetëm takimin, por Jimmy Butler dhe Steph Curry udhëhoqën Golden State drejt fitores së parë sezonale me shifrat 119-109.


