Spurs dhe Mavs kanë nisur sezonin e ri në NBA pikërisht me një duel direkt, i cili u vendos nga një paraqitje për rekord e talentit francez Victor Wembanyama.
Lojtari i San Antonios ishte autor i 40 pikëve, tre bllokimeve dhe 15 topave të rikuperuar në tabelë duke ndihmuar kështu ekipin e tij që të mposhte Dallasin me shifrat 125-92.
Francezi bëhet i pari lojtar në NBA që prej sezonit 1977-78 që mbyll një ndeshje me këto shifra.


