• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

NBA/ Sherr masiv me shtatë përjashtime, kaos në sfidën Minnesota-Detroit (VIDEO)

01/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në NBA janë zhvilluar dje tetë ndeshjet e radhës për sezonin e rregullt, takime që dhuruan si zakonisht spektakël, por nga ana tjetër nuk munguan as incidentet. Minnesota mori një fitore të çmuar në garën për “play off” kundër Detroit me rezultatin 123-104.

Screenshot 2025-04-01 174614

Një ndeshje që nisi më mirë për Pistons, por në periodën e dytë ndodhi episodi që ndryshoi shumë gjëra në këtë takim. Naz Reid pësoi një faull nga Ron Holland, për të nisur një konfrontim fizik me talentin e Pistons. Një përplasje që më pas u përshkallëzua në një sherr masiv në parket, për tu mbyllur me shtatë kartonë të kuq: Di Vincenzo, Reid dhe asistenti Prigioni për Wolves, ndërsa Holland, Stewart, Sasser dhe trajneri Bickerstaff për Detroit.

Pas këtij kaosi të vërtetë në fushë, me më shumë pasoja mbeten miqtë. Minnesota fitoi terren dhe falë Edwards të papërmbajtshëm në periodën e tretë, i mbështetur nga Randle që ishte deciziv si dhe nga një Gobert dominues në zonë, të zotët e shtëpisë e mbyllën me festë para publikut të tyre. Kështu Edwards regjistroi 25 pikë, Randle 26, ndërsa Gobert bëri diferencën me 19 pikë dhe plot 25 kërcime.

Për Detroit nuk mjaftoi Beasley, autor i 27 pikëve. Në ndeshjet e tjera, Golden State Warriors merr vendin e gjashtë në Perëndim, teksa shënoi një fitore me peshë në transfertë kundër San Antionio Spurs me rezultatin 106-146. Warriors dominuan në çdo aspekt, duke bërë më mirë në të katërta periodat. 27 pikë nga Brandin Podziemski, 20 nga Moses Moody dhe 19 nga Buddy Hield për miqtë.

Për Spurs shënuesi më i mirë ishte Keldon Johnson me 19 pikë, ndërsa Sandro Mamukelashvili regjistroi dopietë dyshifrore, 14 pikë dhe 11 kërcime, ku të dy e nisën nga pankina. Sunse dhe Bucks pësuan disfata në shtëpi, teksa Milwaukee u mund nga Atlanta Hawks në shifrat 124-145, ndërsa Phoenix u mposht nga Houston Rockets me rezultatin 109- 148. Përveç humbjes, Suns morën një goditje edhe nga Kevin Durant, teksa ylli i tyre pësoi një dëmtim në kavilje.

Pamjet e sherrit masiv: (VIDEO)

Screenshot 2025-04-01 174708

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Manaj shpallet lojtari më i mirë i javës në Turqi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.