Tuesday, 25. August 2026
Sport

NBA/ Shumë aksidente për LaMelo Ball, në Minnesota ka punësuar një shofer personal

GS 25/08/2026 1 Min. Lesezeit

Siç ndodh shpesh Lonzo Ball ka treguar një tjetër sekret rreth të vëllait, LaMelo. Në podcast-in e Michael Porter Jr. ai zbuloi se ka punësuar një shofer personal.

“Ai nuk shkakton shumë aksidente, por le të themi se i ndodhin gjëra në rrugë gjatë gjithë kohës”, tha Lonzo, i cili iu referua aksidentit në të cilin LaMelo u përfshi disa muaj më parë në Charlotte, imazhet e të cilit u bënë shpejt virale.

Tani, me zhvendosjen në Minneapolis, ndoshta nga frika e ngricave në rrugët e akullta të qytetit ose ndoshta për të shmangur sikletet e mëtejshme në mediat sociale, ylli i ri i Timberëolves duket se ka vendosur t’ia besojë flotën e tij të makinave, rreth dhjetë në total, një profesionisti. LaMelo me sa duket do të ulet në sediljen e pasme, duke u përqendruar vetëm në basketboll, ku ai ndihet shumë më rehat me manovra të guximshme sesa pas timonit.

Teilen: