Wednesday, 13. May 2026
Sport

NBA, Spurs një fitore larg finales së Perëndimit, Wembanyana i pandalshëm

GS 13/05/2026 1 Min. Lesezeit

San Antonio Spurs e mposhti Minnesotën me rezultatin 126:97 në ndeshjen e pestë të gjysmëfinaleve të Perëndimit dhe kështu e mori epërsinë prej 3:2 në serinë e Play-Offit në NBA.

Victor Wembanyama i shënoi 27 pikë dhe pati edhe 17 kërcime e pesë asistime, i ndjekur nga Johnson me 21 pikë dhe Fox me 18 sosh.

Edhe tre basketbollistë të tjerë te “Mamuzet” realizuan pikë dyshifrore në triumfin e tretë të skuadrës, që është shumë afër finales në Konferencën Perëndimore.

Për mysafirët, Edwards ishte më i miri me 20 pikë, ndërsa McDaniels dhe Randle i shtuan nga 17 secili,

Ndeshja tjetër luhet në Minesota, ku Spurs do të kenë një shans për të siguruar një vend në finalet e Konferencës Perëndimore.

Teilen: