Tuesday, 21. April 2026
Sport

NBA/ Start perfekt për Thunder, Doncic shkëlqen te Lakers

GS 03/11/2025 2 Min. Lesezeit

Kampionët në fuqi të Oklahoma City Thunder vazhdojnë marshimin perfekt në NBA dhe janë skuadra e vetme që nuk ka njohur humbjen këtë sezon. Ata triumfuan bindshëm 137-106 ndaj New Orleans, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi. Plot tetë lojtarë të Oklahoma-s shënuan mbi 10 pikë, me Shai Gilgeous-Alexander në rolin kryesor, autor i 30 pikëve.

Chicago pësoi humbjen e parë pas një starti pozitiv, teksa u ndal 128-116 nga New York. Jalen Brunson shkëlqeu për Knicks me 31 pikë. Fitore të rëndësishme jashtë fushe mori Philadelphia, që mposhti 129-105 Brooklyn, me dyshen Oubre–Maxey që kontribuoi me 55 pikë në total.

Los Angeles Lakers regjistruan suksesin e tretë radhazi, duke mundur 130-120 Miami në një duel të fortë mes skuadrave me ambicie të mëdha. Luka Doncic realizoi një tjetër mbrëmje spektakolare, duke firmosur një “triple-double” me 29 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime, ndërsa Reaves shtoi 26 pikë.

Në krahun tjetër, San Antonio u ndal për herë të parë këtë sezon, duke humbur 130-118 ndaj Phoenix, ku Devin Booker u dallua me 28 pikë. Cleveland siguroi një fitore të rëndësishme 117-109 kundër Atlanta-s, falë 37 pikëve të Donovan Mitchell.

Rezultatet e NBA-së

Oklahoma – New Orleans, 137-106

Brooklyn – Philadelphia, 105-129

Charlotte – Utah, 126-103

Cleveland – Atlanta, 117-109

Toronto – Memphis, 117-104

New York – Chicago, 128-116

Phoenix – San Antonio, 130-118

LA Lakers – Miami, 130-120

 

Teilen: