Friday, 20. March 2026
Sport

NBA/ Wembanyama heroi i San Antonio-s, shënon kosh në të rënë të sirenës dhe rikthen Spurs-at në “play-off” pas pritjes së gjatë

GS 20/03/2026 1 Min. Lesezeit

San Antonio rikthehet në play-off falë një paraqitjeje madhështore të Victor Wembanyama. Sulmuesi francez shënoi koshin e fitores përballë Suns kur nga fundit i takimit kishin mbetur vetëm 1.1 sekonda.

Spurs, të cilët për herë fundit kishin mundur që të luanin në play-off në 2019-ën, arritën që të mposhtnin ekipin e Phoenix me shifrat 101-100. Wembanyama ishte autor i 32 pikëve dhe i 12 topave të fituar në tabelë për ekipin teksan, të cilët arritën objektivin e madh falë fitores së 52-të sezonale në NBA.

Teilen: