Saturday, 19. September 2026
Sport

Ndahet nga jeta ish-futbollisti kosovar, Roland Kryeziu

GS 19/09/2026 1 Min. Lesezeit

Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të sportit në Gjakovë.

Kryeziu ishte pjesë e historisë së futbollit gjakovar, ku gjatë karrierës së tij mbrojti ngjyrat e KF Gjakova dhe KF Vëllaznimi.

Përmes një telegrami ngushëllimi, KF Gjakova e ka kujtuar Kryeziun si një emër që do të mbetet pjesë e historisë së futbollit të qytetit.

Gjithashtu edhe Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët kanë shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit sportiv, ndërsa bënë të ditur se “Llolla” ishte futbollist i gjeneratës së artë të Vëllaznimit.

Teilen: