Është ndarë nga jeta Ismailhaki Kuriu, kryetari i parë i klubit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija e Tetovës.
Përveç kontributit të tij në hapat e parë të Shkëndijës, ai do të kujtohet edhe si profesor i matematikës në Tetovë dhe Prishtinë.
“Ndahet nga jeta Ismailhaki (Mali) Kuriu, kryetari i parë në historinë e KF Shkëndija. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ismailhaki (Mali) Kuriut, kryetarit të parë në historinë e KF Shkëndija menjëherë pas themelimit të klubit në vitin 1979. KF Shkëndija shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuriu, të afërmve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkruhet në njoftimin e klubit tetovar.
Shkëndija e Tetovës tash e disa vite është ndër klubet më të suksesshme në Maqedoninë e Veriut.
Kjo skuadër vazhdimisht siguron pjesëmarrje edhe në garat evropiane.