Ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare kampioni i boksit, Paul Bamba.
Boksieri fitoi titullin WBA Gold Cruiserweight më 21 dhjetor duke e detyruar ish pretendentin për titull në peshën super të mesme Rogelio Medina Luna, të tërhiqej në stolin e tij pas gjashtë raundeve.
Duke bërë këtë, ai theu një rekord të vendosur nga Mike Tyson për shumicën e fitoreve në një vit kalendarik me nokaut, me 14.
Lajmi për vdekjen e tij të parakohshme u konfirmua të premten, më 27 dhjetor, nga menaxheri i tij, këngëtari i njohur Ne-Yo.
Në një deklaratë të përzemërt të shpërndarë në Instagram, Ne-Yo, së bashku me familjen e Bamba, shprehën pikëllimin e tyre për humbjen. “Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit, vëllait, mikut dhe kampionit të boksit të dashur Paul Bamba, drita dhe dashuria e të cilit preku jetë të panumërta”, thuhej në deklaratë.
Ne-Yo theksoi më tej cilësitë e jashtëzakonshme të Bamba-s, duke thënë: “Ai ishte një konkurrent i ashpër por me vetëbesim me një ambicie të paepur për të arritur madhështinë. Por më shumë se çdo gjë, ai ishte një individ i jashtëzakonshëm që frymëzoi shumë njerëz me nxitjen dhe vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme.”
Familja dhe menaxheri vunë në dukje se ata ishin “zemërthyer” dhe kërkuan privatësi gjatë kësaj kohe sfiduese, duke kërkuar mirëkuptim teksa kalonin pikëllimin e tyre.
/vizionplus.tv