Tuesday, 21. April 2026
Sport

Ndahet nga jeta trajneri legjendar italian, ishte ‘mësuesi’ i Allegrit

GS 02/11/2025 1 Min. Lesezeit

Futbolli italian është në zi, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Xhovani Galeone, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

I njohur si një nga trajnerët më të orientuar drejt futbollist sulmues, ai bëri emër sidomos në vitet ’80-’90.

Galeone bëri emër me sukseset e tij më shumë duke ngjitur skuadra nga Seria B në Serinë A, pasi ia doli dy herë me Peskarën si dhe një herë me Udinezen e Peruxhian.

Në karrierën e tij ka drejtuar edhe ekipe të tjera me emër, mes të cilave edhe Napolin, Komon dhe SPAL.

Për shumëkënd ai ka qenë një mësues i mirëfilltë i filozofisë sulmuese në Itali, ndërsa Masimiliano Allegri e cilëson atë si një nga personat nga të cilët ka marrë frymëzim.

Në karrierë ai njihet edhe për zbulimin apo shpërthimin e shumë futbollistëve të rinj.

Allegri është një prej tyre, ashtu si Gasperini, Gatuzo, apo edhe ish-trajneri i Tiranës, Blazhe Sliskoviç, i cili u kthye në një legjendë në vitet e tij te Peskara nën drejtimin e Galeones.

 

 

Teilen: