• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndalesa fatale e Interit, Inzagi ishte… fajtori

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë herë numrat nuk sollën fat. Ishin 59 dhe 65, që korrespondojnë me minutat që kanë ndryshuar në mënyrë negative ndeshjen e Interit në Parma. Zikaltrit u përmbysën edhe pse po udhëhiqnin ndeshjen me 2 gola avantazh.

Screenshot 2025-04-07 141034

Golat e shënuar nga emilianët erdhën në minutat 60 dhe 69, praktikisht një xhiro të akrepave pas aktivizimit të Zakevskit dhe 4 xhiro më vonë pas daljes së Lautaros dhe Çalhanoglusë. Të dy, deri në ato momente, ishin udhëheqësit dhe liderët e skuadrës që në pjesën e parë kishte kontrollin e lojës. Largimi i të dyve e fiku skuadrën, i hoqi idetë e lojës dhe forcën sulmuese.

Çalha ka luajtur shumë gjatë kësaj kohe dhe sigurisht që trajneri donte ta rezervonte për duelin në Champions, duke lënë Asllanin në fushë. Një tjetër pikëpyetje është në lidhje me aktivizimin e Korreas dhe jo të Arnautoviçit. Ky i fundit vinte nga një moment optimal dhe me 3 gola radhazi në kampionat, por trajneri e aktivizoi vetëm në fund. Zgjedhje që tregojnë se edhe trajneri (i pezulluar dhe nga tribuna) kishte shumë vështirësi në këtë ndeshje, ndoshta edhe prej mungesës së komunikimit me të tijtë.

LAUTARO- Në një moment, Lautaro Martinez pa në mënyrë të egër pankinën e Interit dhe mendoi: Jo, pse pikërisht unë?! Duke lëvizur kokën në një farë mënyre që nuk e pranoi këtë lloj lëvizjeje nga ana e stafit teknik. Por nuk ka asnjë çështje. Impenjimi i sulmuesit argjentinas kundër Pramës ishte koordinuar në këtë mënyrë.

Kapiteni e dinte që do të luante afro një orë lojë për të ruajtur energjitë për sfidën e çerekfinaleve të Champions-it kundër Bajernit që do të luhet ditën e nesërme. Por në momentin e zëvendësimit, kapiteni e shprehu pakënaqësinë e tij. Ndoshta e kuptoi momentin e vështirë që po kalonte skuadra dhe nuhati fundin e kësaj sfide delikate për skuadrën e Interit.

ÇFARË NDODHI?- Në minutën e 65-të, në “Tardini” u ngrit tabela elektronike me numrin 10 dhe 11. Largohet Lautaro Martinez dhe në fushën e lojës Hoakin Korrea. Rezultati ishte 2-1 për ekipin e Interit. Kapiteni hodhi një vështrim drejt pankinës dhe pastaj nisi të tundte kokën duke mos e aprovuar një lëvizje të tillë.

Nuk kishte asnjë protestë madhore apo gjest i jashtëzakonshëm, por një “jo, jo”, që lidhej më së shumti me momentin. Lautaro Martinez dëshironte që të qëndronte në fushën e lojës dhe të shënonte gol, por thjesht asistoi nga stoli barazimin 22 të Parmës me Ondrejkën. Suedezi barazoi shifrat vetëm 4 minuta nga dalja e argjentinasit nga fusha e lojës. Megjithatë, Lautaro sigurisht që do të marrë përgjegjësitë e tij për këtë ndeshje dhe nuk do të krijojë një çështje pak ditë përpara sfidës vendimtare kundër Bajernit në Ligën e Kampionëve.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Lis Shoshi, MVP i xhiros së fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.