Lajm i keq për Atalantën dhe kombëtaren shqiptare. Në ndeshjen kundër Udineses, në minutën e 25-të të pjesës së parë, Gian Piero Gasperinit u desh të zëvendësonte Berat Gjimshitin për shkak të një dëmtimi.
Mbrojtësi shqiptar, i përfshirë në një përplasje me Ehizibue, ka pësuar një dëmtim në fytyrë dhe një dëmtim në kokë, siç njoftuan nga klubi zikaltër. Në vend të tij u fut në lojë Hien.